Conte dëshiron një tjetër brazilian në skuadër

Futboll

Conte dëshiron një tjetër brazilian në skuadër

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 14:37
Lukas Paketa

Conte dëshiron një tjetër brazilian në skuadër!

Totenhemi i Antonio Kontes duket se nuk e ka mbyllur ende merkaton e transferimeve, ku objektivi i radhës për londinezët është mesfushori i Lionit, Lukas Paketa.

Sipas raportimeve nga “Sky Sport UK” në orët e fundit francezët kanë refuzuar një ofertë rreth 40 milionë euro nga Uest Hemi për brazilianin dhe kjo për shkak se janë në negociata me skuadrën e Antonio Kontes.

Edhe vetë paketa duket se është i bindur për këtë transferim, me ish-mesfushorin e Milanit që është gati të provojë një aventurë të re në Premier Ligë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat