Voska Sport e Ohrit, Besa e Dobërdolit, Arsimi i Çegranit, Gostivari, janë para sfida të vështira në Ligën e Dytë Unike të Maqedonisë së Veriut në futboll.
Të shtunën zhvillohet java e dytë dhe priten ndeshje interesante.
Skuadrat shqiptare kërkojnë fitore, si Gostivari dhe Voska, ndërsa Besa ka punë të vështirë në Manastir me Pelisterin sikurse edhe Arsimi me Kozhufin.
Ndeshjet fillojnë në orën 16.00.
Java e dytë
Pelisteri – Besa
Gostivari - Sasa
Voska – Pehçevë
Slloga – Karaormani
Bellasica - Boreci
Teteksi – Detonit Plaçkovica
Vardari - Ohrid
Kozhufi - Arsimi