As Partizani dhe as Ballkani

Futboll

As Partizani dhe as Ballkani

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 15:53
As Partizani dhe as Ballkani

Sidrit Guri u përfol së tepërmi për një kalim te Partizani.

Negociatat ishin reale mes drejtuesve të klubit të kuq dhe këtij sulmuesi, por në fund nuk u zgjodh ky destinacion. Më vonë mediat do të raportonin edhe kalimin e Gurit te Ballkani i Ilir Dajës.

Megjithatë as në këtë rast nuk kishte vërtetësi.

“Shkodra Sport” raporton se Sindrit Guri do të kalojë në Ligën e Parë të Turqisë. Emri i skuadrës do të zbulohet më vonë, por ish-sulmuesi i Shkëndijës ka zgjedhur vendin e preferuar për lojtarët shqiptarë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat