Chelsea largon një tjetër sulmues

Futboll

Chelsea largon një tjetër sulmues

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 16:49
Chelsea largon një tjetër sulmues

Kallëm Hadson-Odoi është një hap larg transferimit në Bundesligë, te Bajer Leverkuseni.

Chelsea është në negociata të avancuara me klubin e “Aspirinave” për një huazim të sulmuesit të krahut, i cili dëshiron të largohet nga “Stamford Bridge”, në mënyrë që të ketë mundësi për të luajtur më shumë këtë sezon.

21-vjeçari, i cili paguhet më shumë se 100mijë paund në javë në Londër, u kërkua për një kohë të gjatë nga Bajerni i Mynihut. Pas një dëmtimi serioz në kavilje, ai humbi kreditet dhe vuajti për tëgjetur hapësirë te blutë e Londrës. Odoi do të lejohet të largohet këtë merkato bashkë me mbrojtësitEtan Ampadu, i cili është një objektiv i Specias dheTrevoh Çalobah, i cili është shfaqur si opsioni i parëi Interit për qendrën e mbrojtjes.

Odoi luajti vetëmnë 11 ndeshje për Chjelsea në Premier Ligë sezonin eshkuar dhe këtë sezon nuk është aktivizuar endepër skuadrën e Tomas Tuhelit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat