Dukagjini barazon me Llapin

Futboll

Dukagjini barazon me Llapin

Nga: K.G. Më: 25 gusht 2022 Në ora: 17:45
Dukagjini

Dukagjini fiton pikën e parë dhe Llapi i Podujevës mbetet i pamposhtur edhe pas javës së tretë në elitën e futbollit të Kosovës.

Klinasit ndahen baras (1:1) me Llapin, në takimin që u zhvillua në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

Në minutën e 25-të, Arbër Shala realizon nga rreth 30 metra për Dukagjinin, 1:0.

Në pjesën e dytë, Llapi barazon.  Në minutën e 48-të, Alef Firmino shënon për 1:1.

Llapi është në vend të dytë me 5 pikë e Dukagjini i 8-ti me 1 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat