Nis ndeshja Ballkani-Shkupi

Futboll

Nis ndeshja Ballkani-Shkupi

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 20:11 Përditësuar në ora: 20:27 më 25.08.2022
Pamje nga ndeshja

​“Në tokën e Adem Jashari”, tifozët e Shkupit shfaqin banerin drithërues në “Fadil Vokrri”

Një atmosferrë e jashtë zakonshme është duke mbretëruar në stadiumin “Fadil Vokrri” aty ku po ballafaqohen Ballkani dhe Shkupi.

Rezultati është edhe më tutje 0-0, por Shkupi tashmë ka mbetur me një lojtar më pak në fushë që nga minuta e tretë.

Por, ajo që mori vëmendjen ishte edhe një baner i shpalosur nga tifozët mysafir. Ata zbuluan banerin ku shkruhej:

Në tokën tonë. Në tokën e Adem Jashari”.

​Tre minuta lojë, karton i kuq në ndeshjen Ballkani-Shkupi

Vetëm tre minuta lojë kanë kaluar në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe tashmë është dhënë një karton i kuq.

Skuadra e Shkupit ka mbetur me një lojtar më pak në fushë pasi nga loja është përjashtuar Andulla i cili e ka ndalur në mënyrë të palejuar Albion Rrahmanin si lojtar i fundit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat