Ballkani i Therandës është në fazën e Grupeve të Conference League.
Kampioni i Kosovës futet në histori, ndërsa sot pret t’i mësojë rivalët e grupit.
Gazetari Arlind Sadiku përmes një postimi ka bërë të ditur se sa pritet t’i marrë shpërblim një lojtar i Ballkanit.
Sipas tij, pritet secili lojtar të shpërbëhet me nga 17 mijë euro.
“Presidenti i Ballkanit Arsim Kabashi, pritet t’i ndajë rreth 400,000 euro shpërblim futbollistëve veç për triumfin! Secili pritet të marrë nga 17k”, shkruan Sadiku në profilin e tij në facebook.