Më pak se një javë para mbylljes së merkatos së verës, e ardhmja e Frenkie de Jong vazhdon të jetë objekt i thashethemeve të shumta. Në Angli raportohet se një tjetër klub i është bashkuar listës së emrave të mëdhenj që janë në garë për holandezin.
Liverpool, i cili pas një starti jo të mirë në Premier League, ku në tre javë ka marrë vetëm dy pikë, kërkon me urgjencë një mesfushor dhe së fundmi ka shfaqur interes të lartë për lojtarin e Barçës.
Për Frenkie de Jong në këtë merkato kanë shfaqur interes të lartë Manchester United me trajnern Ten Hag, Chelsea si dhe Bayern Munich, por asnjë prej klubeve në fjalë ende nuk ka gjetur dakordsinë me Barcelonën, por veçanërisht të mesfushorit.
Megjithatë, pavarësisht gatishmërisë së Barcelonës për të dëgjuar ofertat, De Jong gjithmonë e ka bërë shumë të qartë qëllimin e tij për të qëndruar në Katalonjë. Për më shumë se një muaj ka pasur disa tentativa për ta bindur dhe holandezi ka qenë i palëkundur në vendimin e tij.,