E ardhmja e Frenkie de Jong mbetet e paqartë, edhe pse ka kontratë me Barcelonën.
Në Angli raportohet se një tjetër klub është shtuar në listën e klubeve që e duan holandezin.
Liverpool ka nevojë për një mesfushor dhe po mendon pikërisht për yllin e katalanasve, që e do me ngulm edhe Manchester United.
Trajneri Jurgen Klopp është shprehur se Liverpool do të futet në merkato vetëm për lojtarin e duhur dhe De Jong mund të jetë i tillë.