Adriano Galliani projekton rikthimin e Kaka-s në Itali dhe këtë herë jo si lojtar, por si trajner.
Në mediet italiane po qarkullon lajmi se Adriano Galliani synon që t’i besojë Kaka-s, postin e trajnerit te Monza.
Skuadra e Stroppa-s nuk e ka nisur mirë aventurën e parë në Serie A, pasi ka pësuar dy humbje në dy javët e para.
Drejtuesit e klubit kërkojnë që ky kurs të ndryshohet dhe Galliani dëshiron që të ribashkohet me Kaka-n dhe nuk përjashtohet mundësia që braziliani të bëhet “timonieri” i Monza-s.
Fituesi i Topit të Artë në kohën kur luante për Milan, në epokën Berlusconi-Galliani, Ricardo Leite Kaka po përgatitet që t’i rikthehet botës së futbollit dhe braziliani po ndjek kurset e trajningut.
Sipas medieve italiane, ky është një sinjal për teknikun aktual, Stroppa dhe nëse gjërat nuk ndryshojnë, Kaka do të jetë gati për këtë post pas Botërorit, Katar 2022.