Presidenti i skuadrës rumune, kujt i frikësohet: Ballkanit, Slavia-s apo Sivaspor-it?  

Futboll

Presidenti i skuadrës rumune, kujt i frikësohet: Ballkanit, Slavia-s apo Sivaspor-it?  

Nga: K. G. Më: 26 gusht 2022 Në ora: 17:47
Cristi Balaj

Cristi Balaj, presidenti i CFR Cluj, ka reaguar në lidhje me kundërshtarët që do të ketë në garë në Conference League në futboll. 

CFR Cluj do të përballet në Grupin G me Slavia Pragën, Sivasspor dhe Ballkanin e Therandës. 

 “Slavia Pragë është kundërshtari më i komplikuar.

Kemi lojtarë dhe staf teknik që mund të sjellin një kualifikim në pranverën evropiane. Shpresoj të arrijmë më shumë se sezonin e kaluar.

Ndoshta me përjashtim të Slavia Pragës, është një grup që na jep shpresë.

Duhet të mësojmë diçka nga sezoni i kaluar ku kishim një grup të komplikuar. E kam të vështirë të besoj se ndonjë ekip tjetër mund të kishte bërë më shumë.

Është e rëndësishme që të dyja skuadrat të kualifikohen në pranverën europiane”, - ishin fjalët e Cristi Balajt, përcjell “Digi Sport”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat