Ademi: Dy emra të mëdhenj të futbollit evropian do të vizitojnë Kosovën 

Futboll

Ademi: Dy emra të mëdhenj të futbollit evropian do të vizitojnë Kosovën 

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 17:55
Ilustrim

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, konfimon lajmin e madh!

Dy emra të mëdhenj të futbollit botëror, vizitojnë Kosovën!  

“Dy emra të mëdhenj të futbollit evropian do të vizitojnë Kosovën. 

Legjenda kroate, i mirënjohuri dhe idhulli i shumë kosovarëve, Zvonimir Boban, në cilësi të shefit të futbollit në UEFA dhe legjenda portugeze, Luis Figo, në cilësi të këshilltarit të UEFA-s, së bashku me zyrtarë tjerë të këtij institucioni do të qëndrojnë për vizitë zyrtare në Kosovë në muajin tetor”, ka bërë të ditur Ademi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat