CR7 te Napoli dhe Osimhen tek United? Agjenti i sulmuesit flet troç

Futboll

CR7 te Napoli dhe Osimhen tek United? Agjenti i sulmuesit flet troç

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 20:55
CR7 te Napoli dhe Osimhen tek United? Agjenti i sulmuesit flet troç

Manchester United po tenton blerjen e Victor Osimhen te Napoli. Klubi anglez ka gati 100 milionë euro + huazimin e Cristiano Ronaldos, propozim që tundon jo pak presidentin De Laurentiis.

Gjithsesi, agjenti i sulmuesit të kombëtares nigeriane i ka dhënë fund dilemave në lidhje me mundësinë transferimit të Osimhen në “Old Trafford” nën urdhrat e Erik Ten Hag.

“Nuk po zhvillohet asnjë negociatë, nuk do të ndodhë asnjë shkëmbim. Victor Osimhen është një lojtar i Napolit dhe ai dëshiron të luajë në Champions League”, deklaroi Roberto Calenda.

Shorti i ditës së enjte vuri Napolin në grupin A me rivalë si Liverpool, Ajax dhe Rangers.

Ndërkohë, Osimhen, i cili ka edhe 3 vite kontratë me klubin italian, ka shënuar dy gola në dy takimet e para në kampionatin italian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat