Zhbllokohet sfida Ajaccio-Lille.
Qazim Laçi ndodhet në stol për ekipin vendas, ndërsa Edon Zhegrova e ka filluar si titullar takimin për skuadrën mike, që ka kaluar në avantazh falë një eurogoli.
Ishte minuta e 16’ kur Yusuf Yazici realizoi një gol shumë të bukur. Sulmuesi turk dhuroi “shoë” me kontrollin e topit dhe goditjen e menjëhershme, që u ndal në rrjetën e ekipit kundërshtar.
Zhegrova me shokë në festë pas supergolit, teksa Lille shpreson të rikthehet te fitorja pas humbjes shkatërruese 1-7 me PSG-në javën e kaluar.