Guardiola qetëson tifozët: Do të qëndrojë

Futboll

Guardiola qetëson tifozët: Do të qëndrojë

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 21:51
Guardiola

Merkato është futur në ditët e fundit të saj. Emri i Bernardo Silvës vazhdon të lidhet me PSG-në dhe Barcelonën, por Pep Guardiola është i bindur që lojtari ofensiv, të cilin e vlerëson shumë, do të vijojë karrierën në “Etihad Stadium”.

Times raporton se PSG ka ofruar 70 milionë euro për kartonin e 28-vjeçarit të kombëtares portugeze, por kampionët e Anglisë e kanë refuzuar atë.

“Bernardo do të qëndrojë me ne. Nuk kemi marrë asnjë telefonatë nga ndonjë klub.

Ky është shkaku pse them që ai nuk do të largohet. E përsëris: Bernardo do të qëndrojë te Manchester City”, deklaroi trajneri spanjoll në konferencën për shtypin përpara duelit të së shtunës ndaj Crystal Palace.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat