Një supergol u regjistrua në minutën e 16-të, në duelin e Azhaksosë dhe Lilës të vlefshme për elitën e futbollit francez.
Qazim Laçi përballë Edon Zhegrovës! Mesfushori i Kombëtares, e nisi ndeshjen nga stoli, teksa Zhegrova është graduar titullar.
Ishte minuta e 16-të kur Jusuf Jaziçi realizoi një gol spektakolar..
Sulmuesi turk dhuroi “show” me kontrollin e topit dhe goditjen e menjëhershme me të majtën që u ndal në rrjetën e ekipit kundërshtar.
Ky gol është duke bërë xhiron e internetit, teksa pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-2 në favor të Lilës.