Vjedhin statujën gjigande të Haaland, hajni i jep shpjegimin e çuditshëm

Futboll

Vjedhin statujën gjigande të Haaland, hajni i jep shpjegimin e çuditshëm

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 22:16
Haaland

Një statujë e ndërtuar për nder të Erling Haland në Byrne të Norvegjisë, është bërë objekti kryesor i një ngjarje shumë të çuditshme.

Statuja në fjalë, që do të vihej në ankand për të siguruar fonde për ndërtimin e një spitali në Tanzani, është vjedhur.

Dhe nuk ka qenë një statujë dosido, por një monument i lartë 3 metra që peshonte 600 kilogram.

Ndaj për ta vjedhur nuk ka qenë aspak e lehtë. E megjithatë, skulptori ka marrë një telefonatë ku i shpjegohej se pse kishte ndodhur një gjë e tillë nga vetë autori i kësaj grabitje.

Sipas mediave, hajni i kishte shpjeguar skulptorit se e kishte vjedhur statujën në shenjë proteste pasi ajo nuk i ngjante aspak sulmuesit të Manchester City dhe përfaqësueses së Norvegjisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat