FC Nacka Iliria, një klub shqiptar nga komuna Nacka në lindje të Stokholmit, kryeqyetit të Suedisë po bën mrekullinë në këtë vend.
I formuar në vitin 2015 nga Salih Shala (sot drejtor teknik i klubit) me origjinë nga Peja, ky klub është gati të thyej një rekord 118 vite të vjetër në futbollin suedez.
Në fakt në historinë e futbolli të këtij vendi ka ndodhur vetëm njëherë që një ekip të ngjitet nga Liga më e ulët (e 7-ta) deri në ligën e dytë brenda shtatë viteve radhazi.
Çka i duhet FC Nacka Iliria të bëj që të barazojë ose të thyej këtë rekord të madh, pasi edhe Nacka Iliria ka nisur garimin nga liga më e ulët (divisioni 7-të) dhe cdo vit janë ngjitur nga një rang më lartë duke ardhur në prag të Divizonit të dytë,, shkruan Open-TV. FC Nacka Iliria, e cila garon në Divizionin e Tretë, nuk duhet ti humb pesë nga gjashtë ndeshje të mbetura deri në fund të kampionatit.
Ndërsa pë ta siguruar titullin kampion në Ligën e Tretë i nevojiten katër pikë nga 18 të mundshme.
Ëndrra e FC Nacka Iliria vazhdon…!