West Ham dhe Lyon kanë arritur marrëveshje për 50 milionë funte që do ta dërgonte Lucas Paquetan në Premier Ligë, ka konfirmuar Goal me anë të burimeve të tyre
Dy skuadrat kanë arritur marrëveshje për shumën e transferit të brazilianit pas disa javë negociata. Paqueta, i cili ka shënuar 11 gola dhe ka bërë shtatë asiste sezonin e kaluar, do të nënshkruajë me Çekanët kontratë deri më 2027.
West Ham nuk ka fituar asnjë pikë në tri ndeshjet e para të Premier Ligës, madje ata nuk kanë arritur që të shënojnë edhe gol.
Ata ia dolën, megjithatë, që të kalojnë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës duke fituar me rezultat 6-1 kundër skuadrës daneze Vibord dhe shpresojnë që më Paquetan t’i kthehen rezultateve të mira në Premier Ligë.
Çekanët do të kërkojnë pikët e tyre të para në Premier Ligë (dhe të shënojnë golin e parë) në këtë sezon pasi ata do të luajnë kundër Aston Villës më 28 gusht. Pas kësaj, ata do të kenë një punë të vështirë kundër rivalëve të qytetit, Tottenham.