Klubi i futbollit Ballkani ka njoftuar se qendërmbrojtësi Leotrim Bekteshi është zyrtarisht pjesë e skuadrës së tyre..
30-vjeçar ka firmosur kontratën me skuadrën kampionet të Kosovës deri në verën e vitit 2024 duke u bërë në këtë mënyrë përforcimi më i ri i kësaj skuadre.
Në të shkuarën, Bekteshi ka luajtur me ekipe si Iskra Borcice , Gjilani, Prishtina si dhe së fundmi ishte pjesë e Mjondalen.
Ndryshe, Ballkani është kualifikuar për në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës dhe në grupin G është shortuar me Slavia Pragën, CFR Cluj dhe Sivasporin.