Terreni në stadiumin e qytetit në gjendje të mirë, Shkëndija rikthehet në Tetovë!
Skuadra e Shkëndijës pritet që së shpejti të rikthehet në stadiumin e qytetit në Tetovë.
Shërbimet e ngarkuara për mirëmbajtjen e terrenit ditëve të fundt kanë punuar shumë ndaj edhe terreni në Tetovë mori një pamje krejtësisht të re.
Ai tani është në një gjendje shumë më të mirë se më parë dhe ka gjasa që Shkëndija të kthehet në shtëpi më shpejt se sa pritej.
Kuqezinjtë ndeshjet e këtij fillimsezoni si vendës i kanë luajtur në Strugë, ndërsa tani derbin me Struga Trim Lum do ta zhvillojnë në Strumicë.