Nuk është një verë e thjeshtë për Marko Asension.
Oferta për rinovimin e kontratës me Real Madridin nuk vjen dhe kjo nënkupton një komplikim shtesë në përmbushjen e dëshirës së tij më të madhe, që nuk është tjetër veçse të vazhdojë të qëndrojë te “Los Blancos”.
Drejtuesit e madrilen, duke pasur parasysh mungesën e interesit për të zgjatur një lidhje që përfundon pas dhjetë muajsh, tregojnë se sulmuesi nuk është pjesë e planeve të së ardhmes.
Madje, ata e kanë të qartë se nëse vjen një ofertë që josh të dyja palët, gjëja më e mirë do të ishte transferimi.
Asensio e di këtë, por tashmë e ka pranuar edhe trajneri Ançeloti, që ka deklaruar: “Marko ka disa oferta, ai po vlerëson nëse mund të largohet”.