Ferizaj përveç që po shquhet me organizimin tek seniorët dhe kategoritë e reja, po i kushton vëmendje të veçantë edhe gjinisë së bukur përkatësisht klubit të futbollit në konkurrencën e femrave.
Ferizaj po organizohet siç është më së miri edhe me klubin e femrave dhe formohet edhe klubi U-17.
“FC Ferizaj vazhdon organizimin, formohet ekipi e vajzave U17
Për herë të parë në histori të klubit të FC Ferizaj, do ta kemi edhe ekipin e vajzave U17, e që do ta fillojnë edicionin e garave të rregullta nga 3 shtatori.
FC Ferizaj tash e disa muaj ka filluar me ristrukturimin e grupmoshave të reja, duke i dhënë rëndësi të madhe shkollës së futbollit sepse ne besojmë në talentin e të rinjve dhe kategoritë e reja i shohim si burim të suksesit.
Pashmangshëm ishte e rrugës edhe ekipi i vajzave, që në këtë edicion të garave do ta kenë rastin të dëshmojnë aftësitë e tyre ku secila nga vajzat ta ndjekë pasionin, dëshirën dhe ëndrrën për të kapur majat.
Ndeshja e parë e ekipit të vajzave në grupin A, do të jetë në udhëtim kundër ekipit të Intelektualeve”, njofton FC Ferizaj.