Ferizaj është para sfidës së madhe, kundër Dritës së Gjilanit, e cila do të zhvillohet nesër (17.00) prapa palestrës së sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj.
Një ditë para ndeshjes, futbollistët e Ferizajt janë vendosur në vendin malor në Jezerc, që gjendet disa kilometra larg qytetit.
Qëllimi i zhvendosjes në Jezerc është që të janë sa më të freskët para ndeshjes së nesërme.
Kryetrajneri Arbnor Morina po e përgatitë strategjinë e lojës ndaj Dritës dhe me synim fitoren e parë në edicionin e ri.
Jezerc
Ferizajt nga tre ndeshjet e para, ka një barazim dhe dy humbje në elitën e futbollit të Kosovës.
Kryetari i klubit, Lulzim Abazi, është i kënaqur me atmosferën dhe me padurim e pret sfidën me Dritën.