Derbi rajonal do të zhvillohet nesër në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, mes Llapit dhe Prishtinës.
Fituesi i Kupës së Kosovës synon të ruajë vazhdimësinë e pamposhtmërisë sikurse edhe Prishtina.
Llapi renditet në vend të dytë me 5 pikë apo me një fitore e dy barazime dhe Prishtina renditet në të katërtin me 4 sosh me një fitore e një barazim por ka një ndeshje me pak.
Ndeshja luhet nesër në orën 17.00 në kuadër të javës së 4-të.