Drita e Gjilani synon fitore ndaj Ferizajt, në takimin që zhvillohet nesër (17.00) në stadiumin prapa palestrës “Bill Clinton” në Ferizaj.
Ndeshja është e vlefshme e javës së 4-të të elitës së futbollit të Kosovës,
Ndërsa, futbollisti Hamdi Namani i Dritës, vlerësoi kundërshtarin, teksa theksoi se do të kërkojnë gjithmonë maksimumin.
“Për ndeshjen me KF Ferizajn e kemi analizuar kundërshtarin në pikat e forta dhe të dobëta.
Shpresoj që me përqendrim maksimal të dalim fitues. Janë lojtarë cilësorë dhe me përvojë të madhe në futbollin kosovar dhe presim e të shohim nesër ndeshjen dhe të marrim më të mirën”, ka thënë Namani.