Gjilani rikthehet në shtëpi pas barazimit me skuadrën e Drenicës në udhëtim. gjithashtu Trepça 89 përsëri do të luaj në udhëtim pas barazimit me Llapin në Podujevë.
Mitrovicasit ndeshjen e fundit e kishin zhvilluar javën e kaluar, ndërsa Gjilani në këtë ndeshje vije pas udhëtimit në mesjavë në Skenderaj.
Kuqebardhët nuk e kanë humbur asnjë ndeshje deri më tani në shtëpi, duke mposhtur Ferizaj dhe Malishevën në dy xhirot e para në ALBI Mall Superliga e Kosovës.
Trepça 89 nuk di për humbje pas rikthimit në elitë, të drejtuarit e Shpëtim Idrizit kanë barazuar në dy ndeshjet e para me rezultat identik 2-2, madje duke e humbur fitoren nga duart në sekondat e fundit të ndeshjes, ndaj Dritës në javën e parë dhe Llapit në javën e dytë.
Gjilani: Koliçi, Halili, Zeka, Dabiqaj, Krivanjeva, Islami, Musolli, Prekazi, Solomon, Zabërxha, Hoxha.
Trepça ’89: Kaçiu, Muja, Rexhaj, Ameworlorna, Dushi, Peci, Rrahmani, Nimani, Pllana, Sekiraqa, Mba.