Union Berlini vazhdon me formën fantastike, tre fitore e një barazim nga katër ndeshjet e Bundesliga I në futboll.
Skuadra nga Berlini e shkatërroi me rezultat 6:1 Schalken 04.
Vendasit nuk kishin forcë që të ndalnin sulmin si uragan të mysafirëve.
Për Union Berlinin realizuan Thorsby (6'), Becker (36' e 46'), Haberer (45+3'), Michel (87’ e 90') dhe për Schalken 04 shënoi Bulter (31'-nga penalltia).
Union Berlini kryeson me 10 pikë dhe Schalke 04 është i 15-ti me 2 sosh.