Crystal Palace avancoi me rezultat 0:2 por nuk e ruajti këtë rezultat deri në fund, duke pësuar humbje me 4:2 nga Manchester City, në takimin që u zhvillua në stadiumin "Etihad".
Vendasit luftuan deri në pikën e fundit dhe nuk lejuan befasi nga skuadra londineze.
Stones (4'-autogol) dhe Andersen (21') shënuan për 0:2.
Manchester City i trajnerit Pep Guardiola këndellet në pjesën e dytë përmbysi epërsinë e rivalit.
Trim i ndeshjes është norvegjezi Erling Haaland, duke shënuar het-trik.
Golat i realizuan Silva (53'), Haaland (62', 70' e 81’).
Manchestr City kryeson me 10 pikë aq sa ka edhe Brighton në vend të dytë dhe Crystal Palace është i 12-ti me 4 sosh.