Trajneri i Kastriotit nuk zhgënjehet me barazimin

Futboll

Trajneri i Kastriotit nuk zhgënjehet me barazimin

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 19:42
Trajneri i Kastriotit nuk zhgënjehet me barazimin

Dy takimet e sotme të javës së dytë  të “Abissnet Superiore”-s kanë përfunduar në barazim. Teuta është ndalur në një barazim 1-1 nga Bylisi, ndërsa në krahun tjetër Erzeni dhe Kastrioti janë kanë dalë me rrjeta të paprekura nga stadiumi. Pas përfundimit të ndeshjeve, trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Ti Bo Gol” në “Oversport”.

Çela (Kastrioti): 

“Nga ndeshja e sotme jam i kënaqur, sepse pashë një ekip të ekuilibruar, që kishte lojën në kontroll. Patëm disa probleme me linjat e ndërmjetme, qoftë me top qoftë pa top. Jam i kënaqur, sepse gradualisht po gjejmë ekuilibër edhe në mbrojtje edhe në lojë. Sot na mungoi lojtari që jepte shkëndija, që krijonte raste një kundër një. Ishim në sulm, por nuk rrezikuam.

I kënaqur me Blerjet e reja? Po patjetër. Sot kishim 2 mesfushorë të rëndësishëm si Hasani dhe Mehmeti. Bëmë disa zëvendësime me lojtarë të rëndësishëm. Gradualisht këta lojtarë do futen në grup dhe hap pas hapi të gjejmë formacionin më të mirë. Mungon finalizuesi? Kemi afruar Gabriel, që na ka pëlqyer, por ka vetëm 4 ditë në Shqipëri.

Ka nevojë për kohë dhe ambientim. Ndoshta nuk është në formën optimale, por do ta shohim javë pas jave. Prisni më nga merkato? Jam i kënaqur me këta lojtarë mund të bëjmë një kampionat shumë të mirë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat