Kapllani: Rasti i penalltisë duhet të ishte parë më mirë nga VAR-i

Futboll

Kapllani: Rasti i penalltisë duhet të ishte parë më mirë nga VAR-i

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 19:44
Kapllani: Rasti i penalltisë duhet të ishte parë më mirë nga VAR-i

Erzeni arriti një barazim 0-0 në ndeshjen e dytë të këtij sezoni ndaj Kastriotit ku nuk munguan rastet e diskutueshme.

Në përfundim të sfidës ka folur edhe vetë trajneri i skuadrës shijakase, Xhevahir Kapllani, i cili në një prononcim për “Over Sport” ka komentuar sfidën si dhe rezultatin final.

Ndeshja?

Mendoj që takimin duhet ta drejtonte një arbitër me stemën e UEFAS-s sepse disa momente nuk më kanë pëlqyer. Mendoj që arbitri e vonoi kartonin e verdhë sepse mund të bënte që mos të krijoheshin probleme gjatë ndeshje.

Ndryshimet në formacion?

Zëvendësimet ndodhen sepse Amir kishte disa probleme shëndetësore dhe donim ta ruanim për pjesën e dytë. Ndërsa Maloku ka një potencial  të jashtëzakonshëm dhe shpresojmë shumë te ai.

Rezultati final?

Mendoj që barazimi sot ishte rezultati më i drejtë sepse ne nuk besuam, por mendoj që duhet të shihej më mirë penalltia te VAR-i. Duhet të paktën të ishte vendosur në dijeni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat