Në “Campo de Futbol de Vallecas” është duke u zhvilluar “derbi” mes Ivan Balliut dhe Vedat Muriqi.
Skuadra e dy shqiptarëve, Rayo Vallecano dhe Mallorca po përballen për javën e tretë të La Liga.
Aktualisht janë miqtë ata të cilët kanë avantazhin, pas një super goli me kokë nga ana e sulmuesit të kombëtares së Kosovës.
Muriqi gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 13’, duke shtangur Balliun dhe pjesën tjetër të mbrojtjes së Vallecanos.