Arapi flet pas barazimit: Futbolli është sport gabimesh

Futboll

Arapi flet pas barazimit: Futbolli është sport gabimesh

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 20:01
Arapi

Dy takimet e sotme të javës së dytë  të “Abissnet Superiore”-s kanë përfunduar në barazim.

Teuta është ndalur në një barazim 1-1 nga Bylisi, ndërsa në krahun tjetër Erzeni dhe Kastrioti janë kanë dalë me rrjeta të paprekura nga stadiumi. 

Arapi (Teuta): “Normalisht sot u munduam edhe t’i jepnim dorën disa djemve të ri sepse kishim dëmtime dhe mungesa.

Nisëm një pjesë të parë të mirë dhe në momentin që humbëm zotërimin e topit pësuam edhe golit. Në pjesën e dytë gjërat ndryshuan, sepse dominuam çdo aspekt. Jam shumë i kënaqur edhe me lojtarët zëvendësues që hodha në fushë.

Gjithmonë ka vend për të bërë më mirë, por siç e thash ishim dhe të detyruar, sepse Jazxhi ishte i dëmtuar dhe Idrizaj nuk ishte në 100%. Ne duhet të hyjmë gjithmonë për t’u përmirësuar, sepse futbolli është edhe sport gabimesh dhe ka gjithmonë probleme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat