Roma kthehet me një pikë të madhe nga Torino, duke luajtur baras (1:1) me Juventusin, në takimin e javës së tretë të Serie A.
Futbollisti Vllahoviq në minutën e 2-të shënoi për “Zonjën e Vjetër”.
Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 69-të, Abraham barazoi rezultatin 1:1.
Jose Mourinho me Romën ia doli të merr pikë në Torino.
Marash Kumbulla u paraqit nga minuta e 78-të për Romën.
Roma zë vendin e tretë me 7 pikë e Juventusi të gjashtin me 5 sosh.