Trepça 89 ishte mysafire e Gjilanit në javën e katërt të ALBI Mall Superliga e Kosovës.
Mitrovicasit u mposhtën me rezultat 3-1 pas 90-të minutave, por edhe në këtë ndeshje, futbollistët e drejtuar nga Shpëtim Idrizi lëshuan rezultatin nga duart, një gjë e tillë i kishte ndodhur edhe në dy ndeshjet e kaluara,.Fillimisht ndaj Dritës, Minatorët ishin në epërsi prej dy golave, në fund të takimit ndeshja përfundonte 2-2, gjithashtu dhe në Zahir Pajaziti, në sekondat e fundit të ndeshjes Llapi kishte barazuar rezultatin në 2-2 me anë të Maliqit.
“Të them të drejtën, ndeshja nisi mirë dhe e tillë ishte deri te momenti i golit.
Të them të drejtën, pavarësisht që nuk dua të justifikohem për humbjen, kur u shënua goli faulli nuk ekzistoi hiç. Aty ishte edhe kthesa e Gjilanit. Nuk ekzistoi faulli fare, gjyqtari e dha faull. Nga ai moment u shënua edhe goli.
Po shënojmë shumë autogola. Duhet të punojmë shumë në këtë drejtim, në aspektin defensiv. Grupit po i mungon eksperienca. Po na penalizon edhe pranimi i shumtë i golave”, ka thënë Idrizi pas ndeshjes për Art Sport.