Vjen një tjetër lajm i mirë për tifozët e Milanit

Futboll

Vjen një tjetër lajm i mirë për tifozët e Milanit

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 23:55
Malick Thiaw

Pas suksesit ndaj Bolognës në kampionat, vjen një tjetër lajm i mirë për tifozët e Milanit.

Maldini e Massara kanë kompletuar transferimin e mbrojtësit Malick Thiaw nga Schalke 04.

Gjermani 21-vjeçar pritet të zbarkojë nesër në Milano për të kryer vizitat mjekësore dhe hedhur firmën mbi kontratë, ndërsa në arkat e klubit gjerman do të shkojnë rreth 5-6 milionë euro.

Pas ngurrimit të Chelseat për të dhënë në huazim Trevor Chalobah, Maldini vendosi të vërë bast mbi mbrojtësin e talentuar gjerman, që do të ketë mundssi të rritet me qetësi te kampionët e Italisë, pasi fillimisht do të jetë vetëm alternativa e katërt në hierarki.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat