Llapi -  Prishtina, njëra nga ndeshjet më interesante

Futboll

Llapi -  Prishtina, njëra nga ndeshjet më interesante

Më: 28 gusht 2022 Në ora: 11:11
Sa kushton një biletë për ndeshjen Llapi-  Prishtina?

Njëra nga ndeshjet më interesante të xhiros së katër në Superligën e Kosovës në futboll do të zhvillohet sot me fillim nga ora 17:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, aty ku do të ballafaqohen Llapi dhe Prishtina.

Në faqen zyrtare të Llapit tashmë janë publikuar edhe çmimet e biletave për të parë këtë ndeshje nga tribunat e stadiumit.

Çmimet e biletave janë si në vijim:

Sektori i Perëndimit: 3 Euro

Sektori Veri dhe Jug: 2 Euro

Në tri ndeshjet e para, Llapi ka dy barazime dhe një fitore, kurse Prishtina ka zhvilluar dy ndeshje dhe ka regjistruar një fitore dhe një barazim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat