Tirana sot ndaj Egnatias

Futboll

Tirana sot ndaj Egnatias

Më: 28 gusht 2022 Në ora: 11:52
Tirana sot ndaj Egnatias

Për sa i përket formacionit me Egnatian, Orges Shehi ka ditë që provon në qendër të mbrojtjes Realf Zhivanajn.

Me shumë mundësi, ai do të jetë titullar në sfidën me Egnatian, në krah të Filip Najdovskit. Zhivanaj ka një mundësi për të qenë një nga titullarët e këtij sezoni, duke lënë në stol Behiratçen.

Nëse edhe Realf Zhivanaj nuk i mbush mendjen stafit teknik, atëherë trajneri i Tiranës ka në xhep rezervën për këtë rast.

Ai mund të aktivizojë Albano Aleksin ose Ardit Hilën në qendër të mbrojtjes.

Po kështu, Tirana është duke kërkuar lojtarë për në qendër të mbrojtjes dhe nëse nuk ia del të gjejë, atëherë do të arnohet me futbollistët që ka.

Me shumë mundësi në sfidën me rrogozhinasit ku do të përballen me një “ish”, qëndron në stol Behiratçe.

Nga ana tjetër, Toshevski mund të kthehet titullar, ndërsa Huseini ka një shqetësim të vogël, ka humbur vendin e titullarit. Përgjoni kthehet në mbrojtje, ndërsa Ismajlgeci do të luajë si sulmues.

Me një llogaritje të thjeshtë, Bekaj është në portë, më pas Huseini, Najdovski, Zhivanaj e Përgjoni.

Në mesfushë Aleksi, Qefalija dhe Kallaku.

Ndryshimi ka ndodhur në sulm me Hasanin që do të jetë në krye të repartit.

Në krahun e majtë kthehet Xhixha, ndërsa në të djathtë surpriza është Ismajlgeci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat