Liverpool shpartalloi me rezultatin 9-0 Bournemouth në ndeshjen e së shtunës në Premier League teksa të besuarit e trajnerit Jurgen Klopp nuk patën mëshirë ndaj kundërshtarit.
Një nga autorët e golave ishte edhe talenti Harvey Elliot.
19-vjeçari realizoi golin e parë në Premier League me fanellën e Liverpool, teksa më parë shijen e golit e kishte provuar vetëm në FA Cup. Në intervistën pas sfidës, Elliot nuk i mbajti lotët teksa golin e ia dedikoi gjyshes së tij e cila për fat të keq kishte ndërruar jetë vetëm disa ditë më parë.
“Dedikimi i golit? Gjyshja ime ndërroi jetë para disa ditëve dhe ky gol ishte për të, jam i lumtur që vjen së bashku me tre pikët. Kisha disa mundësi për të shënuar edhe në ndeshjet e kaluara, por sot fati ishte në anën time dhe topi shkoi në rrjetë.
Është ndjesi shumë e bukur të shënosh në Anfield, në momentin kur tifozët festojnë e kupton që ia vlen e gjithë sakrifica. Shpresoj që në të ardhmen të shënoj edhe gola të tjerë”, u shpreh Elliot.