Haaland “tallet” me arritjen e babait!

Futboll

Haaland “tallet” me arritjen e babait!

Më: 28 gusht 2022 Në ora: 12:21
Haaland “tallet” me arritjen e babait!

U duk sikur Manchester City do të pësonte disfatën e parë të sezonit në Premier League, teksa The Citizens e mbyllin në disavantazhin e dy golave pjesën e parë ndaj Crystal Palace. Megjithatë, në fraksionin e dytë, të besuarit e trajnerit Pep Guardiola zbritën në fushë me mentalitetin e kampionëve në fuqi dhe përmbysën ndeshjen teksa protagonist kryesor ishte Erling Haaland me tre gola të realizuar.

Për norvegjezin ishte tripleta e parë me fanellën e Manchester City ndërsa tashmë shkon në kuotën e gjashtë golave në Premier League. Edhe pse shifrat në vijim vetëm sa do të përmirësohen, pas sfidës me Crystal Palace, sulmuesi 22-vjeçar gjen kohën edhe për të vënë në lojë babain e tij, Alfie i cili në 9 vite në Premier League mes Nottingham Forest, Leeds dhe City ka shënuar 18 gola.

“Ne duhet të vazhdojmë të punojmë ashtu siç po bëjmë, na u desh një rregullim i vogël gjatë lojës dhe më pas erdhi reultati. Duhet ta dëgjojmë më shumë trajnerin. Ishte ndjesi e mirë të përmbysje ndeshjen dhe ne patëm mentalitetin e duhur, duke besuar te njëri-tjetri. Tre golat? Është një moment krenarie për mua dhe familjen time.

Por, unë e di që babai sërish do më thotë se ka më shumë gola se unë në Premier League, ndaj më duhet ende të ndjek rekordin e tij.

Nuk është e lehtë të transferohesh në një klub të ri dhe vend të ri, por deri më tani gjithçka ka shkuar në rregull”, u shpreh Haaland..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat