Nuk do të jetë më Reali i Madridit

Futboll

Nuk do të jetë më Reali i Madridit

Më: 28 gusht 2022 Në ora: 12:25
Nuk do të jetë më Reali i Madridit

Metoda tashmë e njohur e parashikimit të ndeshjeve, “superkompjuteri” është përdorur për të përcaktuar fituesin e mundshëm të Uefa Champions League.

Sipas kësaj teknologjie, Reali i Madridit nuk do të jetë fituesi i trofeut më të rëndësishëm në Europë.

Superkompjuteri ka kurorëzuar si mbret të Europës gjigandët e Gjermanisë, Bayern Munich. Kampionët bavarezë sipas teknologjisë do të shpallen kampion për herë të 7-të të Uefa Champions League.

Vendi i dytë do t’i takojë Manchester City-t të Guardiolës që do të gjunjëzohet në finale ndaj Bayernit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat