Po shohim shpesh kohët e fundit në ndeshjet e futbollit protesta të disa tifozëve të cilët futen në fushë dhe tentojmë të lidhin fytin me shtyllat e portës, në shenja proteste për arsye të ndryshme.
Pasi u pa në Angli, ky fenomen ndodhi dhe në Bundesligë, në sfidën Bajern Mynih – Borusia Myshengladbah, ku disa persona hynë në fushën e lojës dhe tentuan të lidheshin me shtyllat e portës në shenjë proteste.
Kësaj radhe, lojtarët e Bajernit, Myler e Mane ndërhynë menjëherë për t’i ndaluar protestuesit dhe siç duket patën dhe debat me fjalë.
Forcat e sigurisë nuk lejuan që asgjë e keqe të ndodhte dhe i larguan menjëherë këta persona.