Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola u shpreh i nervozuar me mbrojtjen e tij.
Në dy ndeshjet e fundit në Premier Ligë, ‘Citizens’ kanë pësuar pesë gola, teksa kanë realizuar shtatë.
E lidhur me problemet e kampionit në fuqi me mbrojtjen e ka komentuar edhe vetë trajneri.
Duke u shprehur i nervozuar me numrin e madh të golave të pësuara.
“Dy ndeshjet e fundit kanë pasur shumë gola. Ishte një lojë e mirë sot ndaj Crystal Palace.
Është një mësim i mirë për ne ajo që ndodhi në pjesën e parë. Duhet të përmirësohemi. Ne jemi të butë në mbrojtje”, deklaroi trajneri katalunas.
Dje City fitoi me përmbysje (4:2) ndaj Crystal Palace, pasi fillimisht kishin pësuar dy gola.