Mbrëmë ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në Kashtellë të Splitit, ku ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës dhe siç mëson media kroate “Index”, në aksident ka ndërruar jetë Milan Livaja, babai i futbollistit të Hajdukut, Marko Livaja.
Klubi i futbollit Hajduku e ka konfirmuar lajmin dhe i ka shprehur ngushëllimet lojtarit të tyre dhe kombëtares kroate.
“I dashur Marko dhe familja e tij, HNK Hajduk, shprehim ngushëllimet tona për humbjen e papritur dhe të pariparueshme të babait tuaj të shtrenjtë”, shkruan mes të tjera në faqen e Hajdukut.
Sot në orën 21:05 Hajduku do të luajë në Osijek ndeshjen e xhiros së shtatë të SuperSport HNL dhe Livaja me shumë gjasa nuk do të jetë në formacion për shkak të tragjedisë familjare.