Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone ka folur në lidhje me Sergio Reguilon.
Reguilon nuk bën pjesë në planet e trajnerit të Tottenham Hotspur, Antonio Conte, andaj këtë merkato kërkon një destinacion të ri.
Sipas lajmeve që po qarkullojnë së fundmi në Spanjë, Atletico Madrid është shumë afër transferimit të mbrojtësit.
“Nënshkrimi i Reguilón? Po, klubi po punon për të zbutur largimin e Lodit. Juanfran, Felipe… ata kaluan përmes Real Madridit dhe nuk ka qenë problem. Marcos Llorente gjithashtu. Ata janë historia e klubit tonë, ata janë futbollistë, asgjë më shumë”, tha ‘El cholo’.
Reguilon më parë ka qenë lojtar i akademisë në Real Madridit