Ndaj Bayern Munih e vendosin në librin e historisë.
Sommer vazhdon të ngelet një “mace e zezë” për kundërshtarët me pritjet e tij që të mahnisin.
Në ndeshjen Borusia Monchengaldbach- Bayern Munich që u mbyll me barazimin 1-1, portieri zviceran realizoi plot 19 pritje, për të cilat lojtarët bavarezë nuk i besonin dot syve.
ESPN ka bërë një video të shkurtër me pritjet fantastike të Sommer, ku ka marrë mjaft reagime pozitive në Twitter
. Portieri zviceran cilësohet si “mace e zezë” edhe për Kombëtaren e Shqipërisë, pasi në vitin 2016 ndaloi rastin e famshëm të Gashit, duke i mohuar mundësinë e kualifikimit në fazat përtej grupit të Euro 2016.