Llapi - Prishtina, formacionet zyrtare

Futboll

Llapi - Prishtina, formacionet zyrtare

Më: 28 gusht 2022 Në ora: 16:38
Llapi – Prishtina: Publikohen formacionet zyrtare

Llapi në Zahir Pajaziti do të jetë nikoqir i Prishtinës, e cila udhëton në Podujevë pas barazimit në javën e kaluar te Ferizaj.

Llapjanët kanë zhvilluar një ndeshje në mesjavë duke i ndarë pikët në Klinë ndaj Dukagjinit, ndërsa skuadra e Prishtinës nuk kishte zhvilluar xhiron e tretë ndaj Dritës, pas ndeshjes historike të Ballkanit ndaj Shkupit.

Llapi dhe Prishtina vitin e kaluar ishin në luftë për pozitën e katërt e cila vlente me kualifikim evropiane, me llapjanët që dolën të jenë më të suksesshëm.

Në ndeshjet e fundit, skuadër më e mirë është ajo e Prishtinës, ku në pesë ndeshje kanë fituar tre prej tyre.

Formacionet zyrtare:

Llapi: Avdyli, Idrizi, Di Lorenzo, Maliqi, Firmino, Rivera, Fernandinho, Shabani, Neto, Robson, Alidema.

Prishtina: Nika, Mici, Bytyqi, Pllana, Useini, Gashi, Hamiti, Pefqeli, Kryeziu, Krasniqi, Uka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat