Ferizaj të cilët janë në kërkim të fitores së parë në edicionin e ri në ALBI Mall Superliga, janë nikoqir të Dritës të cilët kanë arkëtuar katër pikë në dy ndeshjet e para në elitën e futbollit tonë.
Në organikën e ferizajasve janë disa nga lojtarët që në të kaluarën kanë qenë pjesë e Dritës, si Florim Berisha, Bujar Shabani, Astrit Fazliu dhe Betim Haxhimusa, gjithashtu trajneri Arbnor Morina ishte një kohë trajner i skuadrës gjilanase.
Ferizaj herën e fundit në shtëpi e kishte mposhtur Dritën në vitin 2017, me golin e Maliq Behlulit i cili kishte shënuar një nga golat më të bukur në historinë e futbollit kosovar, duke realizuar nga goditje e këndit, që atëherë Ferizaj nuk fiton në shtëpi ndaj Dritës, e cila ka fituar tre ndeshje, duke mos humbur asnjë.
Formacionet zyrtare:
Ferizaj: Rexhepi, Qerkini, Halili, Hasanaj, Berisha, Hyseni, Shabani, Haxhimusa, Fazliu, Sadriu, Ramadani.
Drita: Maloku, Krasniqi, Limani, Vitija, Blakqori, Namani, Broja, Baftiu, Kryeziu, Ajzeraj, Simonovski.