Ander Herrera është rikthyer te Athletic Bilbao pasi klubi ra dakord për një marrëveshje huazimi me Paris Saint-Germain.
Mesfushori me përvojë nënshkroi për PSG-në në vitin 2019 pas skadimit të kontratës së tij me Manchester United dhe bëri 95 paraqitje, megjithatë nuk ishte kurrë titullar i rregullt te PSG.
Raportet e fundit të mediave thonin se Herrera ka të ngjarë të largohet nga PSG si lojtar i lirë, por për momentin parisienët e ruajnë pronësinë .
Ai ka zhvilluar dy ndeshje për Kombëtaren spanjolle.