Ferizaj shmang humbjen në finish ndaj Dritës! 

Futboll

Ferizaj shmang humbjen në finish ndaj Dritës! 

Nga: K. G. Më: 28 gusht 2022 Në ora: 17:51
Ferizaj - Drita

Ferizaj në çastet e fundit shmang humbjen, duke barazuar me rezultat 1:1 me Dritën e Gjilanit, në takimin e javës së 4-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Është pika e dytë për Ferizajn, që ende nuk e ka shijuar fitoren por kjo pikë është shumë e madhe për vetëbesim në sfidat e radhës.

Në minutën e 67-të, Besnik Krasniqi realizon nga penalltia për Dritën. Edhe Ferizaj barazon përmes penalltisë në minutën e 86-të. Egzon Shabani u tregua i saktë dhe barazoi 1:1.

Në minutën e 89-të, Ramush Ramadani realizon për 2:1 për Ferizajn, por pasi shikohet VAR anulohet goli. Këtu nervozohet kryetrajneri i Ferizajt, Arbnor Morina, proteston ndaj gjyqtari dhe përjashtohet nga ndeshja. Drita renditet në vend të tretë me 5 pikë dhe Ferizaj është i nënti me 2 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat